Takim Murtezani-Vard

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, sot pati takim me ambasadorin e Republikës së Irlandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Bukuresht, Brendan Vard. Në fokus të bisedimeve ishte avancimi i marrëdhënieve miqësore bilaterale në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë, dosja evropiane e vendit dhe përpjekjet reformuese në këtë kontekst.
Ministri Murtezani shprehu mirënjohje për mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Irlandës si një përkrahëse e kahershme e politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në fushat kyçe të reformave që mbështesin agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut
Gjatë takimit u diskutua edhe për mënyrat e transferimit të përvojës dhe ekspertizës së Irlandës në procesin e harmonizimit me standardet evropiane, veçanërisht në fushat me rëndësi për procesin tonë të aderimit. Ministri Murtezani përshëndeti gatishmërinë e Irlandës për këto iniciativa, duke vlerësuar se ndihma irlandeze përbën kontribut të rëndësishëm në arritjen e objektivave të vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Marketing