Ministri përgjegjës për rregullativë për përmirësimin e klimës investuese për ndërmarrjet vendase në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dr.Sc. Hisen Xhemaili, sot realizoi takim me Drejtorin e Odës Ekonomike të Maqedonise Veri-Perendimore z. Nebi Hoxha.
Në takim u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit në mes dy palëve. Z.Nebi Hoxha informoi ministrin rreth aktiviteteve të OEMVP dhe në të njejtën kohë foli edhe për vështirësitë që kompanitë hasin gjatë aplikimit për ndihmën financiare shtetërore.
Ministri Dr.Sc. Hisen Xhemaili dhe Z. Nebi Hoxha kanë ngritur iniciatvë për përkrahje të madhe për ndërmarrjet prodhuese të vogla dhe të mesme.
Ministri Xhemaili vërtetoi se do krijohet delegacion nga kabineti i ministrisë, që do të realizojë vizita tek ndërmarrjet që përmbushin kushtet për ndihmë shtetërore dhe nuk kanë aplikuar, me qëllim që të mund të ngrihet iniciativë për rritjen e numrit të kompanive që aplikojnë.
Në mes tjerash u bisedua për krijimin e një forumi ku do të realizoheshin takime në mes kompanive fituese të ndihmës financiare, OEMVP, Ministrisë për Rregullativë për Përmirësimin e Klimës Investuese për Ndërmarrjet Vendase dhe ndërmarrjeve prodhuese që i plotësojnë kushtet për aplikim, ku do të realizohet shkëmbim i informatave dhe sugjerimeve në mes palëve pjesëmarëse në drejtim të rritjes së numrit të ndërmarrjeve fituese të ndihmës shtetërore.