Takim Osmani -Bërns, në fokus sfidat e integrimit evropian të vendit

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kejt Meri Bërns.

Marketing

Bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve si jashtëzakonisht të forta dhe miqësore, të bazuara në partneritetin strategjik dhe anëtarësimin në aleancën e NATO-s. Në takim u theksua interesi i përbashkët për dialog të vazhdueshëm politik dhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm.

Ministri Osmani e njoftoi ambasadoren Bërns rreth aktualiteteve më të reja politike, me fokus të veçantë aktivitetet lidhur me perspektivën europiane të vendit në periudhën që vijon. Në takim u shpreh mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme dhe kyçe që SHBA-të ia ofrojnë Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst të realizimit të aspiratave strategjike të politikës së jashtme. Me këtë rast, Osmani theksoi rolin tejet të rëndësishëm të SHBA-ve në arritjen e stabilitetit afatgjatë, demokratizimit të mëtejshëm dhe prosperitetit të rajonit.

Gjatë bisedës, Osmani u falënderua për ndihmën nga SHBA-të në luftën kundër pandemisë me COVID-19, si dhe në betejën aktuale me zjarret pyjore.