Takim Osmani-Dion

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim Stefan Dion, të dërguarin special të kryeministrit të Kanadasë për Bashkimin Evropian dhe Evropën dhe ambasadori i Kanadasë në Francë dhe Monako.

Marketing

Në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për forcimin e partneritetit strategjik, si dhe thellimi i bashkëpunimit bilateral, me theks të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik dhe mundësitë për investime të reja kanadeze në vend. U përshëndet edhe roli i diasporës sonë në Kanada si veçanërisht i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Bashkëbiseduesit theksuan bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të organizatave ndërkombëtare, duke theksuar kryesimin tonë me OSBE-në si një mundësi shtesë për thellimin e bashkëpunimit në nivel multilateral.

Në të njëjtën kohë u diskutua edhe për aleancën tonë në kuadër të NATO-s, duke rikonfirmuar mbështetjen e fortë për Ukrainën, si dhe angazhimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë transatlantike dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta demokratike.