Takim Osmani-Selakoviq

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, Nikolla Selakoviq, në margjinat e takimit të ministrave të punëve të jashtme në kuadër të Procesit të Berlinit.

Marketing

Në takim, të dy Ministrat shprehën kënaqësinë e ndërsjellë për zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me tendencë për të shtuar dinamikën e bashkëpunimit përmes vizitave të rregullta bilaterale dhe partneritetit në kuadër të iniciativave rajonale, ekzistimi i të cilave paraqet vlerë të shtuar të rëndësishme të bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral.

Në këtë drejtim iu referuan projekteve dhe iniciativave konkrete, si hapja e vendkalimeve të reja kufitare, për të cilat, në rrjedhë e sipër janë negociatat në nivel të grupeve punuese të ekspertëve, si dhe shkëmbimi tregtar, i cili, në kontinuitet rritet.

Ministrat diskutuan për proceset eurointegruese të vendeve tona dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe sfidat aktuale të energjisë.

“Vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë intenzive, jo vetëm në suaza të bashkëpunimit tonë të frytshëm bilateral dhe rajonal, por edhe në tejkalimin e krizës aktuale ekonomike dhe energjetike”, theksoi Osmani.