Takim për realizim të projektit për lidhje me gaz me Greqinë

Realizimi i projektit për lidhje me gaz me Republikën e Greqisë ishte temë e takimit të sotëm në REM SHA Shkup me përfaqësues të Bankës Evropiane për Investime, Energy Community, WBIF, shtëpia konsultuese Connecta, Ministria e Ekonomisë dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

Marketing

Siç informojnë nga REM në takim të pranishmit u informuan në mënyrë të ndërsjellë për rrjedhën e realizimit të detyrimeve, me qëllim përshpejtimin e aktiviteteve për projektimin e projektit infrastrukturor, projekt themelor dhe studim për ndikimin e mjedisit jetësor.

Projekti do të financohet një pjesë e mjeteve grant nga WBIF, një pjesë e kredisë të Bankës Evropiane për Investime.

Marketing