Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetarin e Kuvendit Goran Misovski dhe koordinatorët e Grupeve parlamentare prej nesër deri të hënën do të shqyrtojnë Propozim Rregulloren e fundit pas mbajtjes së Dialogut të tretë “Zhan Mone” në Kuvend.
Siç informon shërbimi për shtyp i Kuvendit, Propozimi i harmonizuar mandej, në Dialogun “Zhan Mone” të radhës do të shqyrtohet në përbërje të plotë të Grupit të punës për pjesëmarrje në Dialogun “Zhan Mone” dhe eurodeputetët.
Fundjava e punës do të realizohet në Mavrovë, do të respektohet koncepti i dialogut “Zhan Mone” dhe do të mbahet pa praninë e mediave.
“Pas fundjavës së punës, do të dërgohet kumtesë nga ana e Shërbimit të Kuvendit te të gjitha mediumet me informatë për të arriturën”, informojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi.