Takim pune mes Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Drejtorisë së Doganave

Ministri i Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti, sot realizoi takim pune me drejtoreshën e Drejtorisë së Doganave – Sllavica Kutirov dhe me zëvendësdrejtorin e Drejtorisë së Doganave – Muharrem Asani.

Marketing

Në këtë takim, u diskutua rreth thellimit të bashkëpunimit, i cili është vlerësuar si tejet i suksesshëm, rreth situatave aktuale në kontekst të digjitalizimit të shërbimeve, si dhe rreth avancimit të punës së tyre. Ndër temat të cilat u spikatën ishin: Interoperabiliteti, Regjistri Qendror dhe Sistemi Nacional i Menaxhimit të Dokumenteve – DMS.

Bashkëbiseduesit, vunë në pah angazhimin e ndërtimit të kapaciteteve, të cilat do të shpien deri tek një punë më efikase, më transparente dhe më llogaridhënëse. Aktivitetet e bashkëpunimit do të intensifikohen dhe për këtë qëllim do të formohen grupe pune nga të dyja anët.

Në takim u konstatua se Digjitalizimi si proces është shumë i rëndësishëm, u sjell dobi qytetarëve dhe subjekteve afariste, si dhe shpie drejt efikasitetit më të lartë të administratës dhe shërbimeve më kualitative.