Takim Rexhepi- Durmishi, në fokus projektimi i trasës Tetovë-Prizren

Zv/ ministri Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot realizoi takim pune me zv/ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapsinorë dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës Hysen Durmishi.

Marketing

Në takim u bisedua për disa çështje, me theks të veçantë në studimin e fizibilitetit për çështjet themelore për projektimin e trasës Tetovë-Prizren.

‘Së shpejti fillojmë me hapa konkret për realizimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë, projekt i cili do të ndihmojë në zhvillimin ekonomi dhe mardhëniet mes dy vendeve-shkruan Rexhepi.