Takim Sekizkok-Merko, në fokus turizmi dhe bujqësia

Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë dhe mbështetjen që ia jep shtetit, ishin tema të takimit të sotëm në Strugë të ambasadorit turk në vend, Hasan Mehmet Sekizkok me kryetarin e komunës, Rmaiz Merko.

Marketing

Struga dhe rrethina, sipas ambasadorit të Turqisë, kanë potencial të madh për zhvillim të turizmit dhe bujqësisë, duke cekur se janë të gatshëm për investime dhe mbështetje.

Kryetari I Komunës së Strugës, Merko, siç kumtoi shërbimi komunal për shtyp, I kushtoi vëmendje Hamamit në Strugë dhe projektit për Sahat Kullën.

“Hamami është pasuri kulturore, e cila me çdo kusht duhet të rikonstruohet dhe të hapet për qytetarët dhe vizitorë”, theksoi Merko.

Komuna e Strugës ka bashkëpunim të mirë me TIKA-n (Agjencinë turke për bashkëpunim dhe koordinim), ndërkaq është vëllazëruar me tre komuna në Republikën e Turqisë.