Zv/ drejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike Abdulselam Selami ka pritur në takim, Sekretarin Shtetërorë të Ministrisë së bujqësisë, Rexhail Ismaili.
‘Tema kryesore e takimit tonë ishte në lidhje me kthimin e tatimit të të ardhurave personale për bujqit, të cilin ne si DAP e paralajmëruam para disa ditëve. Bashkëpunimi ndërinstitucional është më se i nevojshëm, për të realizuar me efikasitet të plotë të gjitha detyrat që kemi të parashtruara para vetes për ti realizuar- thotë Selami.