Takim Selami- Osmani, në fokus kthimi i TVSH-së i subjekteve jorezidente në vend

Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami realizoi takim me shefin e diplomacisë Bujra Osmani. Në fokus ishin temat që lidhin këto dy institucione, me theks të veçantë në lidhje me kthimin e TVSH-së të subjekteve jorezidente në vend, për lirimin e tatimit të dyfishtë me ato shtete që Maqedonia e Veriut ka kontraktuar.

Marketing

Postimi i plotë:
Sot kisha nderin dhe kënaqësinë të realizoj takim me ministrin e punëve të jashtme të RMV-së, mikun tim Bujar Osmani. Me ministrin biseduam rreth shumë temave që na lidhin si institucione dhe me theks të veçantë në lidhje me kthimin e TVSH-së të subjekteve jorezidente në vend, për lirimin e tatimit të dyfishtë me ato shtete që Maqedonia e Veriut ka kontraktuar. Një bisedë e këndshme dhe mikëpritje e shkëlqyer e ministrit Osmani dhe stafit në kabinetin e tij , që më la përshtypje jashtzakonisht të mirë sidomos atmosfera e punës e cila aty mbizotëronte.