Takim vëllazëror dhe përmbajtësor me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani

Arben Fetai – zëvendëskryeministër për politika dhe sundim të nirë ka zhvilluar një takim vëllazërorë dhe përmbajtësor me Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani informon Tetovasot.

Marketing

Ferai tha se në këtp takim konstatuam se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk janë thjesht vende fqinje, por shtete mike, strategjikisht të pazëvendësueshme për njëratjetrën, që i përkasin Evropës dhe kultivojnë marrëdhënie të bazuara në parimet dhe vlerat më të mira evropiane.

“U dakorduam për bashkëpunim edhe më të ngushtë në shumë fusha që na bashkojnë, si në arsim, kulturë, përfshirë edhe në kultivimin e pakicës maqedonase që jeton në Shqipëri, ashtu edhe për një sërë veprash në infrastrukturë, veçanërisht korridori 8 dhe linja e interkonjeksionit 400 kV” deklaroi zëvendëskryeministri Fetai.

Me Ambasadorin Meidani, u pajtuam poashtu të shfrytëzojmë mundësitë e shumta për të avancuar më tutje bashkëpunimin rajonal në rrugëtimin tonë të përbashkët drejt BE-së.

Marketing