Takim Xhaferi-Piç

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Ser Stjuart Piç,  përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Kryetari shprehu kënaqësi të veçantë për takimin e sotëm dhe e falënderoi mysafirin për agjendën e tij aktive në rajon dhe kontaktet e shpeshta me shtetin tonë, që janë shumë të çmuara dhe paraqesin nxitje për avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Marketing

 

Kryetari Xhaferi foli për bashkëpunimin dinamik dhe konstruktiv ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, dhe për partneritetin e fuqishëm bilateral që rezulton me mbështetje jashtëzakonisht të fuqishme të procesit tonë eurointegrues përmes financimit të projekteve në fusha të ndryshme. Veçanërisht vlerësohet bashkëpunimi shumëvjeçar edhe me Fondacionin e Demokracisë së Vestminsterit (WFD) dhe projektet që implementohen, a janë në funksion të zbatimit efektiv të funksioneve kryesore të Kuvendit. Bashkëpunimi bilateral ndërparlamentar mbindërtohet edhe përmes grupeve parlamentare të bashkëpunimit të të dy parlamenteve, si edhe nëpërmjet bashkëpunimit mes dy delegacioneve në AP të NATO-s dhe organizatave tjera ndërkombëtare.

 

Bashkëbiseduesit biseduan edhe për ngjarjet aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për luftën në Ukrainë, impaktin e ndikimeve të treta mbi proceset e brishta demokratike në rajon, nevojën për kohezion politik ndërmjet të gjithë faktorëve shtetërorë dhe politikë, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm. Ra fjala edhe për nevojën për vëmendjen e zmadhuar të BE-së në këtë rajon për të zvogëluar ndikimin e fuqive të treta që mund të kthejnë rrjedhën e integrimit të tij euroatlantik, a që nuk është në interes të shumicës së madhe të qytetarëve të këtyre vendeve.  Ser Piç falënderoi sinqerisht për solidaritetin e madh dhe të dukshëm që Republika e Maqedonisë së Veriut e shfaqi dhe e konfirmoi ndaj popullit ukrainas, me çka vendi qartë tregoi se qëndron në anën e BE-së dhe aleatëve në NATO.

 

Ndanë vështrime edhe në raport me aktivitetet e ardhshme në procesin e skriningut dhe fazën e ardhshme të konferencës ndërqeveritare, për sfidat energjetike të rajonit dhe Evropës në përgjithësi, për pritjet e Procesit të Berlinit dhe Projektit Ballkani i Hapur, me ç’rast të dyja palët u zotuan për vazhdimin e mëtejshëm dhe implementimin e aktiviteteve të parashikuara.

 

 

Marketing