Konfirmim për angazhimin e Maqedonisë së Veriut këtë vit të marrë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian ishte shprehur në takimin e sotëm të kryeministrit Zoran Zaev me eurokomisarin për zgjerim, Johanes Han, që u mbajt në rajonin austriak Vahau.
Kryeministri Zaev në takimin, i cili siç kumtoi pres shërbimi qeveritar ka kaluar në atmosferë mjaft pozitive, theksoi se marrja e datës për negociata është veçanërisht e rëndësishme për vendin, pasi do të jetë motivim plotësuese që të vazhdojë me zbatimin e reformave në të gjitha fushat, me tempo të përshpejtuar.
“Marrja e datës për qytetarët do të jetë vërtetim se gjithçka kemi bërë gjatë dy viteve të kaluara ia ka vlejtur”, theksoi Zaev në takimin e sotëm me eurokomisarin Han.