Takim Zaev – Pribe: Mbështetje për integrimet dhe mesazh se nevojitet përgjegjësi nga të gjithë në shtet për të siguruar shtet ligjor funksional

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me ekspertin e BE-së, Rajnhard Pribe i shoqëruar nga ambasadori i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Samuel Zhbogar.

Marketing

Në takim u shpreh mbështetje për procesin politik që përfundoi me Marrëveshjen e Prespës dhe hapi proceset e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Veçanërisht u theksua rëndësia e zbatimit të reformave në gjyqësor dhe ligjet e miratuara, sepse, siç u konstatua, një nga aspektet e rëndësishme, që tregon, a funksionon një shtet demokratik, është sistemi gjyqësor i pavarur, transparent dhe efikas. U përfunduar se nevojitet përgjegjësi nga të gjithë në shtet për të siguruar një shtet ligjor funksional.

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria ka ndërgjegjshmëri dhe përcaktim të fuqishëm për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme për sigurimin e drejtësisë dhe barazisë për të gjithë qytetarët.

– Rezultatet në ekonomi, pas integrimeve të hapura të NATO-s, bëhen të dukshme. Por pajtohemi që vendit i duhen rezultate praktike në gjyqësor. Kjo do të thotë zbatim i ligjeve të miratuara dhe zbatim i reformave të nevojshme, që do t’u mundësojnë organeve gjyqësore të punojnë në mënyrë të pavarur, të motivuar, në kushte dinjitoze pune. Është e nevojshme që të gjithë në shtet të kuptojnë pjesën e tyre të përgjegjësisë në këtë proces. BE-ja pret që Republika e Maqedonisë së Veriut të tregojë rezultate në funksionimin e sistemit gjyqësor. Kjo është e rëndësishme për datën e negociatave me BE-në që e presim në muajin qershor. Por ato janë gjithashtu të rëndësishme për qytetarët që duan dhe meritojnë të jetojnë në një vend ku funksionojnë drejtësia dhe shteti ligjor, dhe do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që të sigurojmë shtetin ligjor, tha Kryeministri Zaev.

Në takim u përfundua se është e nevojshme që me sukses të zbatohen zgjedhjet e ardhshme presidenciale që shteti të mund të mbajë fokusin në reformat e nevojshme të rëndësishme për procesin e integrimit evropian.