Takimet e grupeve të punës, Deskoska: Të sjellim ligj me standarde ndërkombëtare

Ministria e Drejtësisë, Renata Deskoska, para takimit me grupet e punës së partive në pushtet dhe të opozitë, tha se është me rëndësi që ligji i ri që do të vijë nga këto grupe pune të jetë një ligj me standarde ndërkombëtare dhe jo një ligj dosido vetëm për ta pasur.

Marketing

Me rendësi është te kemi ligj që do të ketë standarde ndërkombëtare , te gjithë që do të jene sot në takim duhet të jenë të vetëdijshëm se nën standardet te cilat do të nënkuptojnë Prokurorinë Publike dhe Speciale, objektive dhe me kapacitet si organ afatgjat, nuk mund te arrijmë marrëveshje.

Sepse te sjellim ligj vetëm sa për ta pasur, nuk është një veprim qe duhet te arsyetohet dhe nuk është e nevojshme, për këtë arsye apeli im është që të gjithë pjesëmarrësit e takimit të sotëm duhet te punojnë patjetër ne sjelljen e një ligji kualitativ dhe sipas standarde dhe jo te sillet ligj qe shkelësit e mëparshme te ligjit t’ju ikin përsëri përgjegjësisë- tha Ministria e Drejtësisë, Renata Deskoska.