Takimet me Kurtin dhe Vuçiçin, Escobar raporton sot në Shtëpinë e Bardhë

Emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, raporton sot në Shtëpinë e Bardhë lidhur me vizitën e tij në Kosovë dhe Serbi.

Marketing

Zyrtari amerikan do të japë versionin e tij të ecurisë së bisedimeve me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç lidhur me zgjidhjen e krizës në veriun e Kosovës.

“Në bazë të raportit tim, ne do të marrim disa vendime për të ecur përpara, por nuk është caktuar një afat për askënd”, tha Escobar gjatë një konference për media në Beograd, pas përfundimit të vizitave dhe takimeve.

Kërkesat e shtruara për Kurtin dhe Kosovën ishin tri: Ç’tensionimi i situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme deri ne korrik dhe rikthimin në dialog.

Për Vuçiçin ishte vetëm një kërkesë, që të bindë serbët e Kosovë që të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për katër komunat veriore të Kosovës.

Marketing