Takimi Ademi-Trokaz – Mbështetja franceze për aspiratat evropiane të vendit dhe i BP

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane,z  Arbër Ademi ka zhvilluar  takim me z. Rene Trokaz, i dërguar special për BP dhe z. Matje Abgral kompetent për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi dhe për çështjet e sigurisë së BP në Ministrinë Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme, i shoqëruar nga ambasadori francez në vendin tonë z. Sirill Bomgartner.

Marketing

Në takim, Ademi informoi për zhvillimet aktuale në vend dhe për mundësitë për ndryshime kushtetuese, për përfshirjen e Bashkësisë bullgare në Kushtetutën tonë, me qëllim vazhdimin e procesit të negociatave me BE-në. Duke iu referuar progresit të vendit tonë drejt BE-së,  theksoi se pret që ai të ketë trend rritës, duke pasur parasysh proceset e fundit gjeopolitike në rajon, të cilat janë në drejtim të vazhdimit të procesit të zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë kontekst,  theksoi se duhet mos e humbisni këtë mundësi unike që kemi, prandaj duhet të japim votën tonë për Evropën, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen parimore dhe përkushtimin e Francës për eurointegrimin tonë.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se përshpejtimi i proceseve eurointegruese është në interes të stabilitetit politik, të sigurisë dhe stabilitetit  ekonomik në të gjithë rajonin dhe se paraaderimi dhe së fundi anëtarësimi në BE do të kontribuojnë në  zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe social të rajonit, si dhe  demokraci më funksionale  dhe sundimi i të drejtës më funksional.