Takimi i drejtorëve politikë të NATO-s në Shkup

Njoftojmë se më 28 dhe 29 prill 2022, në Shkup do të mbahet takim i Drejtorëve për çështje politiko- të sigurisë të Ministrive Federale të Punëve të Jashtme të NATO-s. Takimi do të drejtohet nga Ndihmës Sekretarja e Përgjithshme e NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë, znj. Betina Kadenbach. Në takim do të marrin pjesë edhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Marketing

Në seancën e parë të takimit, kushtuar Ballkanit Perëndimor është parshikuar që të mbajë falim Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas anëtarësimit të vendit në NATO, për herë të parë është nikoqire e një manifestimi të tillë, në të cilin marrin pjesë mysafirë të lartë nga të gjitha vendet aleate.

Mbajtja e takimit të drejtorëve për çështje politiko-sigurie të Ministrive Federale të Punëve të Jashtme të NATO-s në Shkup, është edhe një tjetër dëshmi për rëndësinë strategjike të rajonit të Aleancës Veriatlantike.