“Takimi i liderëve”, Ahmeti: VMRO dhe LSDM kanë dallime për Ligjin, prandaj nuk morra pjesë në takim

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka thënë se nuk ka marrë pjesë në takimin e liderëve ngase dy liderët tjerë Zaev dhe Mickoski ende nuk kanë përfaruar qëndrimet mes veti.

Marketing

“Qëndrimet tona janë të qarta, e mbështesim ligjin, mbështesim të gjitha reformat në gjyqësi dhe derisa kanë dallime mes veti dy partitë LSDM-ja dhe VMRO dhe ne nuk mund të jemi pjesë e a tij debatii. Në momentin kur do ketë përfarim në aktin final, ne do të jemi pjesë e çështjes”, tha Ahmeti.

Lidhur me vetingun, Ahmeti ka thënë se “është mëse e domosdoshme që të ketë veting, verifikim të kuadrove në ekzekutiv, politike dhe në veçanti sidomos atyre ligjzbatuese që duhet të futen në një rengen, si dhe të organeve që sigurojnë rend dhe qetësi në këtë vend”.

Në këtë mënyrë, tha ai, do të jemi më të suksesshme ndaj krimit dhe korrupsionit dhe kërkojmë të ketë transparencë më të lartë dhe vendi do të ketë lehtësime në proceset euroatlantike. I pyetur lidhur me zhvillimet në PSP, kreu i integristëve theksoi se askush nuk duhet të jetë mbi ligji dhe duhet të zbardhet e vërteta me të gjitha rastet që janë në hetim.