TAKIMI I LIDERËVE mbetet, thotë ZAEV

Kryeministri Zoran Zaev tha se të premten do të mbahet takimi i liderëve edhe nëse kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, tha se nuk do të shkojë ngase aty do të flitet për gjithçka, përpos temës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Marketing

“Të gjitha temat janë potencial për bisedë. Nuk e kam ndërmend të mbaj zgjedhje të parakohshme edhe pse e di se do të fitojmë, jam i bindur se do të fitojmë. Por nuk dua të dëmtoj perspektivat ekonomike të vendit. Nëse frikësohet të shkoj në zgjedhje të rregullta me parametrat të forta ekonomike dhe me anëtarësim në NATO. Pres që të paraqitet në takim, unë do të shtyjë këto procese përpara”, tha Zaev, raporton SHENJA.

Marketing