Takimi i liderëve, Mickoski: Do të shkoj, por qëndrimet politike s’i kam ndryshuar 

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski konfirmon pjesëmarrjen e tij në takimin e liderëve të hënën me ftesë të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, sepse ai e konsideron partinë e tij të përgjegjshme dhe shtetformuese.  Ai thotë se është i gatshëm të bisedojë për temat që kërkojnë zgjidhje të shpejtë, që sipas tij janë kriza energjetike, inflacioni dhe varfëria që ka kapluar popullin, por jo edhe për ndryshimet kushtetuese dhe integrimet. Ripërsërit se pa garanca nga institucionet evropiane për gjuhën dhe identiteitn maqedonas nga kushtëzimet e ardhshme të Sofjes, VMRO-DPMNE nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese.
“Do të vij në takimin e liderëve dhe do të them shkurt dhe qartë. Jo përmes komunikatave apo brifingjeve përmes të cilave qeveria e paralajmëroi këtë takim. Arsyeja më reale për çka një takim liderësh do të kishte përmbajtje është biseda për problemet reale të popullit i cili është i urritur, ndërkaq në të gjithë, opinioni, dalje shohim në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ndërkaq, sa i përket ndryshimeve kushtetuese, kjo çështje është temë e mbyllur, për shkak se ndryshime kushtetuese nuk do të ketë  nën këto rrethana dhe pa garanca për të ardhmen tonë evropiane, të mbrojtura nga kushtëzimet e ardhshme nga Bullgaria. Përsëris, pa garanca të tilla për identitetin dhe gjuhën maqedoanse, nuk do të ketë ndryshime kushteutese.”, tha lider i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski.