Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, ka mohuar të ketë marrë ftesën, ndërkohë që shprehet se në rast të pjesëmarrjes në takim, s’do të ndryshojë qëndrimin për ndryshimet kushtetuese. Sipas Mickoskit, në takim duhet të flitet për krizën ekonomike dhe energjetike që kanë kapluar qytetarët si dhe për zgjedhjet e parakohshme.
“Ende nuk kam marrë ftesë që të marr pjesë në atë takim liderësh. Nuk e di se cili është plani i atij takimi të liderëve. Nëse mendon se do të flasim për ndryshimet kushtetuese dhe se tani do të ndryshojë qëndrimi i VMRO–DPMNE-së, e gënjejnë veten. Nëse shkojmë në atë takim liderësh, ne s’do ndryshojmë qëndrim, Qëndrimi është po i njëjti, konsultime të tilla më të gjëra duhej të kishte para pesë gjashtë muajve kur shitën Maqedoninë, kur mendonin se bëjnë vepra teorike, ndërkohë që kapitulluan. Tani është vonë me konsultime të tilla të gjera.”,- deklaroi kryetari i VMRO–DPMNE-së, Hristijan Mickoski.