Ka përfunduar takimi i Liderëve të partive politikë parlamentare të thirrur nga Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i cili hapi diskutim për të armen europiane të vendit. Kovaçevski pas takimit pohoi se janë hapur shumë tema e të cilat kanë të bëjnë me obligimet të cilat e presin vendin tonë në rrugëtimin drejtë BE-së. Poashtu Kovaçevski pohoi se pret vullnet të mirë nga të gjithë deputetët me qëllim që ti votojnë ndryshimet kushtetuese, por ai shtoi se për këto qështje nuk do të bëhen pazare.
“Sot jemi këtu sepse më në fund pas 17 viteve me mburje mund të themi se jemi vend i cili i kemi filluar bisedimet për anëtarësim në BE. Jemi ballafaquar me shumë sfida, të cilat me sukses i kemi tejkaluar. Ndërsa propozimi frances ka qenë një nga propozimet të cilat na hapi rrugët drejt BE-së, i cili kishte përparësit e saja, por edhe mangësitë. Të gjitha subjektet politike kanë treguar qëndrimin e tyre, por me rëndësi ishte që të gjithë treguam se këto sfida duhet ti tejkalojmë nga të cilat nvaret ardhmëria e fëmijëve tanë.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
“Është debatuar për të gjitha temat ku sipas vlerësimeve të mija nuk do të thotë që në një takim ti sheshojmë të gjitha dallimet. Sigurishtë që dallime ka patur, ky takim nuk duhët të jetë i fundit, por të vazhdohet me takime tjera deri në afrim të dallimeve që ekzistojnë për të ndërtuar strategjit të përbashkët se si ta ndërtojmë të sotmën. Unë e kuptoj se nuk janë qështje të lehta por ama edhe në takim kamë bërrë thirrje që ti kapërcejmë nostalgjitë, sepse ne kemi nevoj për më shumë hapa konkret drejt BE, dhe mbi të gjitha prioritet i është dhënë ndryshimeve kushtetuese.”, tha lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.
Ndërsa lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski pohoi se ky takim është takim i vonshëm, dhe se ky Parlament duhet të shpërbëhet dhe të formohet Qeveri Teknike, e më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme Parlamentare.
“Shumica nuk ka shumicë për ndryshimet kushtetuese, prandaj Parlamenti duhet të shpërbëhet dhe të formojmë Qeveri teknike, e më pas të shkohet në zgjedhje të parakohshme Parlamentare. Konstatuam gjithashtu se ky është një takim i vonuar dhe se para se të bëhen koncenzus për një qështje, duhet të meren disa vendime. Në këtë mënyrë konsultimet postfestum janë të panevojshme, zhgënjyese dhe vetëm për të mos u shpallur si një koalicion antishtetëror, jo konstruktiv dhe kundër të ardhmes së shtetit.”, tha lider i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovsaki.
“Ne si ASH e tham edhe në takim se ndryshimet kushtetuese nuk kanë alternativë ato duhet të ndodhin me doemos për ti hapur rrugën fillimit të negociatave në BE, seps enuk ka alternativë tjetër për RMV. Ndryshimet Kushtetuese nuk duhet të shihen si rezik por si mundësi, futja në kushtetutë e bashkësive tjera etnike që jetojnë në vend nuk rezikojnë askend.”, tha kryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Në fund të takimit shumica u dakordua që takimet e tilla të vazhdojnë regullishtë deri në përmbylljen e procesit të skriningut, sepse nga kjo nvaret armëria e vendit, e në këto momente duhet të gjithë të jenë bashkë.