Takimi i liderëve, pa praninë e partive shqiptare

Liderët e dy partive më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO-DPMNE sonte do të takohen për të shikuar mundësinë e gjetjes së një kompromisi për Ligjin për Prokurorinë Publike, por edhe për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme. Në këtë takim mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit nuk do të jenë të pranishëm liderët e dy partive më të mëdha shqiptare BDI dhe ASH.

Marketing

Takimi i dyshes Zaev – Mickoski do të zhvillohet në ora 20.00 në Qeveri, ku në agjendë do të jenë Ligji për Prokurori Publike, që përcakton fatin e Prokurorisë Speciale, por edhe kërkesa për zgjedhje të parakohshme.

Nuk dihet akoma se përse është thirrur ky format, që tashmë është shëndërruar në praktikë nga ana e kryeministrit Zoran Zaev, i cili ka zhvilluar disa takime vetëm me Mickoskin, dhe pa partitë shqiptare.