Takimi i NATO-s, Rama në Shkup: Mblidhemi në një moment krizash që mund të rrezikojnë drejtpërdrejt rajonin

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij përshëndetëse në Shkup, pak para fillimit të takimit të liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore.

Marketing

“Së pari, dëshiroj që në gjuhën shqipe t’u uroj shqiptarëve, këtu në Maqedoninë e Veriut ditën e bekuar të alfabetit Nga ana tjetër, më vjen shumë mirë që ne mbidhemi këtu, në një moment jo të lehtë për të gjithë, në një moment krizash të rëndash të rënda që kanë potencialin të rrezikojnë drejtpërdrejt edhe rajonin tonë. Në një moment kur këtu në rajon të gjithë duhet të fokushemi te mbrojtja dhe ruajtja e asaj që kemi arritur, që është jo pak, një paqe dhe të kemi të gjitha forcat për ta bërë këtë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme”. theksoi Rama ndër të jera në fjalën e tij.