Takimi i Osmanit me ambasadorët, Geer anulon pjesëmarrjen për shkak të pandemisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani pas mëngjesit të përbashkët me ambasadorin e Bullgarisë , Angell Angellov, ambasadoren e Gjermanisë, Anke Hollshtajn deklaroi se ambasadori i BE-së në vend, David Geer ka anuluar pjesëmarrjen për shkak të pandemisë, respektivisht pas kontakteve që ka pasur.

Marketing

“Në ngjarjen e sotme duhej të fliste edhe ambasadori Geer, i cili për shkak të situatës me pandeminë dhe kontaktet është dashur të anulojë pjesëmarrjen në këtë mbledhje. Por më duhet të përmend rolin e Komisionit Evropian, sidomos pas miratimit të paketës së fundit ekonomike prej 9 miliard eurove, me çka në të vërtet është dhënë mundësia për jetësimin e idesë për një treg të përbashkët rajonal”, tha mes tjerash Osmani.

Ndryshe, Ministria e Punëve të jashtme sot ka organizuar mëngjes të përbashkët mes ambasadoreve të “3B6”, në kuadër të aktiviteteve të përbashkëta të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë në bashkë udhëheqjen me Procesin e Berlinit.