Takimi Mickoski- Zaev, ja për cilat çështje u dakorduan

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se kanë rënë dakord  që procesi i regjistrimit të anulohet për në shtator. Sipas marrëveshjes regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë. Ndërsa sa i përket zgjedhjeve lokale,  planifikohet që të njëjtat të mbahen në gjysmën e dytë të tetorit.

Marketing

Në takimin e sotëm është biseduar edhe për ndryshime në Kodit Zgjedhor. Grupet e punës për Kodin Zgjedhor në Kuvend do të inkurajohen për të bëre ndryshimet e nevojshme për terminalet e shenjave të gishtave, për ndryshime e modelit ne një njësi zgjedhore, për lista te hapura për këshilltare komunash, për zgjedhjen e kryetareve te komunave në një rreth zgjedhor.

“Takimi i sotëm është pozitiv dhe i suksesshëm. Kemi lënë hapësirë edhe për takime tjera”, tha mes tjerash Hristijan Mickoski. Të inkurajohen grupet parlamentare që diskutojnë ndryshimet në modelin e zgjedhor, listat e hapura, zgjedhjen e kryetarëve të komunave në raundin e parë, si dhe implementimin e rekomandimeve të OSBE /ODIHR,” tha mes tjerash Mickoski.

Liderët kanë rënë dakord edhe për punën në Kuvend, respektivisht  VMRO-ja është dakorduar të bashkëpunoje me shumicën për ligjet qe kane te bëjnë me euro-integrimet dhe ligjet për menaxhimin e krizës me pandeminë.

“Për pjesën e zhbllokimit të ligjeve në Kuvend. Ligjet për Qendrën Klinike, për ndërtimet pa leje, për ASHAAV-MRTV, Ligji për Shtetësinë, gjashtë ligjet për pensionin, mbështetje për të gjitha ligjet që janë në agjendën evropiane, që nënkuptojnë ndihmën e popullatës. Besoj se në periudhën e ardhshme do të jemi në gjendje t’i sjellim këto ligje dhe se  nuk do të kemi më bllokada të këtilla”, tha Zaev.

Ndërsa kryeministri Zoran Zaev tha se të mërkurën do të takohet edhe me përfaqësuesit e partive tjera.