Takimi Pendarovski- Ahmeti: Maqedonia e Veriut është e orientuar drejt NATO-s dhe BE-së

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot e pranoi në takim liderin e partisë politike Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin, transmeton Potalb.mk.

Marketing

Të dy bashkëbiseduesit kanë këmbyer mendime për ndodhitë aktuale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Presidenti Pendarovski tregoi nevojën e periudhës që të gjitha partitë të kenë qasje përgjegjëse dhe t’i orientojnë kapacitetet e tyre drejt plotësimit të agjendës reformuese, me qëllim të fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në takim Pendarovski porositi se Republika e Maqedonisë së Veriut është e orientuar drejt mundësisë historike që të konfirmohet si partner i drejt nga aleatët më të fuqishëm në botë – Bashkimi Evropian dhe NATO. Kjo, sipas presidentit Pendarovskit, është e nevojshme që të gjithë faktorët politik në Republikën e Maqedonisë së Veriut të orientohen drejt pajtimit dhe bashkimit rreth qëllimeve strategjike të vendit.

Lideri i BDI-së, Ahmeti ia uroi marrjen e funksionit presidentit Pendarovski dhe i dëshiroi suksese në punë.

Marketing