Takimi Vuçiq-Mickoski, në fokus projekti për hekurudhën Budapest-Beograd-Shkup-Pireu

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Marketing

“Realizova takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski për përforcimin e marrëdhënieve dhe iniciativave të përbashkëta për ardhmëri më stabile të qytetarëve tanë. Biseduam për projekte ekonomike dhe infrastrukturore, me theks të posaçëm në ndërtimin e hekurudhës Budapest-Beograd-Shkup-Pireu, që do të lidhte Evropën jugore dhe atë qendrore, si dhe në përmirësimin e këmbimit tregtar dhe bashkëpunimit në sferën e energjetikës”, thuhet në profilin zyrtar në Instagram të presidentit serb.

Ai potencoi se janë pajtuar se solidariteti dhe përkrahja e ndërsjellë janë kyçe për stabilitetin dhe zhvillimin e tërë rajonit.

“Posaçërisht jam falënderues për faktin që Maqedonia e Veriut është një nga partnerët kyçë në iniciativën Ballkani i Hapur, i cili u bë simbol i bashkëpunimit të fuqishëm dhe lidhjes së Ballkanit Perëndimor. Qëllimi ynë i përbashkët është një e ardhme më e mirë për të gjithë qytetarët, ndërsa bashkëpunimi përmes iniciativës Ballkani i Hapur dhe projekteve të tjera mbetet bazë solide, mbi të cilën ne ndërtojmë të ardhmen e të gjithë rajonit. Jam i bindur se do të vazhdojmë t’i zhvillojmë marrëdhëniet në frymën e miqësisë dhe partneritetit”, thotë Vuçiq.

Mickoski gjendet për vizitë dyditore në Serbi me rastin e Ditës ndërkombëtare të verës, rakisë dhe turizmit “Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur”, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq.

Marketing