Ka përfunduar takimi ndërmjet delegacioneve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pa arritur një marrëveshje.
Klan Kosova mëson se LDK-ja po vazhdon të insistojë në postin e kryetarit të Kuvendit, ndërkaq ka mbetur për nesër që Vetevendosje t’i kthejë përgjigjen definitive.
I mbetet Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit nesër ta bëjnë kompromisin për Glauk Konjufcën dhe nëse nuk ka dakordim edhe nesër ndërmjet VV-së dhe LDK-së, atëherë në seancën e të hënës do të shkohet pa marrëveshje dhe të gjitha opsionet do të jenë të hapura, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq, pak më herët nga Kuvendi janë parë duke dalë nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani dhe deputetët Kujtim Shala dhe Avdullah Hoti.