Takohen Mexhiti, Kasami dhe Gashi/ Nis opozitarizmi i fuqishëm kundër BDI-së?

Sapo ka përfunduar takimi mes Izet Mexhitit, Bilall Kasamit dhe Afrim Gashit, mëson TS. Ky takim vjen pasi Mexhiti i tha lamtumirë BDI-së dhe ka nisur një rrugëtim të ri politik.

Marketing

Siç mëson TS, takimi mes Mexhitit, Kasamit dhe Gashit është për të nisur një opozitarizëm të fuqishëm kundër BDI-së.

Ndryshe Izet Mexhiti sot ka promovuar nismën për formimin e Lëvizjes së re politike, ndërsa që në start kësaj nisme i janë bashkuar kolegia e tij nga BDI-ja, deputetja Merita Koxhaxhiku dhe deputeti i pavarur, Kastriot Rexhepi.

Në promovimin e nismës për Lëvizjen politike ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ish sekretarja për barazi gjinore në BDI, Saranda Imeri dhe ish zv.ministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani.

Jashtë kësaj partie do të mbeten, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti e Nezvad Bejta, të cilët ishin pjesë e grupit të të pakënaqurve në BDI, por në fund refuzuan t’i bashkangjiten nismës së Izet Mexhitit për themelimin e një subjekti politik, me arsyetimin se do të vazhdojnë të funksionojnë si fraksion brenda BDI-së, gjë që sipas Ali Ahmetit është në kundërshtim me statutin partiak.