Takoi mjekun e infektuar, Putin thërret qeverinë në video-konferencë

Presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojë sot një takim qeveritar sot përmes video-konferencës, ka njoftuar Kremlini.

Marketing

Lajmi vjen një ditë pasi një mjek që u takua me Putinin javën e kaluar tha që ai ishte diagnostikuar me koronavirus.

Mjeku kryesor i spitalit më të madh të Moskës që po trajton pacientët me koronavirus tha të martën se ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Denis Protsenko takoi një javë më parë Presidentin rus Vladimir Putin kur ky i fundit vizitoi spitalin Kommunarka.

Presidenti Putin, i veshur me kostum, shihej duke shtrënguar duart me Dr. Protsenkon, duke shkaktuar reagime në mediat sociale për neglizhencën e tij ndaj masave të distancimit social.

Kremlini ka thënë se gjithçka është në rregull me shëndetin e Putinit. Ata kanë njoftuar se se ai po mban distancën e tij nga njerëzit e tjerë dhe ka preferuar të punojë në distancë.

Rusia numëron deri tani rreth 2,800 të prekur nga virusi dhe 24 viktima. Ndërkohë numri i rasteve në vend ka nisur të rritet me shifra të shpejta duke qenë për të dytën ditë rradhazi mbi 450.

Marketing