Mbi 21 milionë euro ka humbur Serbia që nga vendosja e taksës prej 100% nga Kosova për produktet që vijnë nga ky shtet.
Sipas një hulumtimi të bërë nga Aleanca Kosovare e Biznesit deri më 31 dhjetor humbjet do të arrijnë deri në 63 milionë euro.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se në hulumtimin me mbi 300 biznese në Serbi është kuptuar se 39 mijë e 600 tonë produkte të dedikuara për Kosovën nuk kanë hyrë nga Serbia.