Qeveria në seancën e sotme vendosi ta propozojë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa gjyqësore, me të cilën taksa maksimale gjyqësore për personat fizikë zvogëlohet për shtatë herë.
Lartësia e deritanishme maksimale e taksës për persona fizikë ishte 48.000 denarë ndërsa me ndryshimet e propozuara, lartësia e taksës për personat fizikë kufizohet më së shumti deri në 6.000 denarë.
“Ulja e lartësisë së taksës gjyqësore është në drejtim të lehtësimit të qasjes në gjyqësi për qytetarët”, thekson Qeveria.