Vendosja e taksave prej 100 për qind nga ana e Kosovës ndaj Serbisë dhe BeH-së nuk pritet të shkaktojë efekte më të rëndësishme negative dhe prishje të ekonomisë së Maqedonisë. Madje, siç vlerëson Oda ekonomike e Maqedonisë, është e mundur që prodhimet tona bujqësore të cilat tani më janë në tregun e Kosovës të jenë më të përfaqësuara.
Sipas Odës, ekonomia e Maqedonisë do të goditet vetëm nëse malli që ka qenë nën ndikimin e masës së sjellë importohet në Maqedoni për nevoja reproduktive, si pasojë e asaj që zinxhiri i shtrenjtimit do të ndjehet edhe në ciklin reproduktiv të Maqedonisë. Në të kundërtën, pasojat negative Maqedonia nuk do t’i ndjejë me një intensitet të tillë siç mund ta ndjejnë këtë Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nga njëra anë dhe Kosova nga ana tjetër.
Siç thonë nga Oda ekonomike për MIA-n, masa kosovare më së shumti shqetëson nga aspekti i asaj që me të dukshëm prishet përcaktimi për krijimin e tregut të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor përmes liberalizimit të plotë të marrëdhënieve të ndërsjella ekonomike. Janë prishur edhe parimet ndaj të cilave bazohet Marrëveshja qendrore evropiane për tregti të lirë (CEFTA) zbatimi adekuat i të cilës është një prej kushteve themelore për hyrje të përshpejtuar të vendeve nga ky rajon në tregun e vetëm të BE-së.
“Duke u nisur nga fakti se Serbia dhe Kosova më shumë eksportojnë miell, misër dhe grurë, nuk është e logjikshme një pjesë të këtij malli të kërkojë plasman edhe në tregun e Maqedonisë. Por për shkak të rastësisë së kësaj paraqitje dhe sasive të vogla nga prodhimet vendore, vlerësohet se nuk mund t’i prishë marrëdhëniet e tregut të Maqedonisë në dëm të prodhuesve vendorë”, theksojnë nga Oda.
Oda ekonomike e Maqedonisë dhe anëtarët e saj, miratimin e tregjeve për eksport në rajon nuk e shohin përmes barrierave doganore, por përmes krijimit dhe respektimit maksimal të marrëdhënieve liberale tregtare të ekonomizimit, jo vetëm me vendet nga mjedisi i ngushtë rajonal, por edhe me të gjitha vendet tjera, pa bllokada dhe masa joekonomike, duke mundësuar rrjedhje të ideve, kapitalit dhe njohurisë me të gjithë ata.
“Duke u nisur nga ky akses, të gjitha masat me natyrë joekomomike të cilat i shkelin parimet në këtë proces dhe i sjellin goditje funksionimit normal të tregut nuk janë të natyrshme për ekonominë e Maqedonisë e cila nuk e arsyeton këtë dukuri. Duke parë nga një këndvështrim tjetër, shtrenjtimi i repromaterialeve dhe lëndës së parë importuese nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina që janë të nevojshme për prodhimin në Kosovë, në mënyrë dirkete me rritje të shpenzimeve e ngarkon punën ekonomike të ekonomisë së Kosovës, me pasqyrim negativ edhe mbi konkurrencën eksportuese.”, vlerëson Oda.
Sipas Odës Ekonomike, zbatimi i kësaj mase në një afat më të gjatë kohor, mjaft negativisht do të pasqyrohet fillimisht ndaj ekonomisë kosovare, duke shkaktuar rritje të shpenzimeve, ulje të konkurrencës, ulje të importit dhe eksportit dhe heqjen graduale të furnizimeve të dakorduara të produkteve të Kosovës në tregjet e huaja dhe nga ana tjetër do të shkaktojë një ndikim në uljen e kostos në jetën e përgjithshme ekonomike dhe shoqërore të Kosovës me pasoja të mundshme inflacioniste dhe ngadalësim të rritjes ekonomike.
Duke u nisur nga rëndësia e situatës dhe pasojat në marrëdhëniet në nivel rajonal, Oda Ekonomike e Maqedonisë apelon, siç citohet, arsyeshmëri dhe reagim të shpejtë të bartësve të jetës ekonomike dhe politike në rajon për të kapërcyer dukuri të tilla të padëshirueshme.
“Përzierja e politikës në jetën ekonomike nuk është e natyrshme në asnjë formë moderne të jetesës dhe menaxhimit, dhe nuk duhet të gjejë mundësi apo vend për ekzistencë në këto hapësira ekonomike, paralajmëron Dhoma.
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) nuk i përgjigjet në mënyrë konkrete pyetjes nëse masat doganore të Kosovës ndoshta janë një shans për eksport më të madh të kompanive maqedonase. Ajo thekson vetëm se duhet të bëhen përpjekje për të rritur eksportet, veçanërisht nëse jemi të vetëdijshëm se po shohim një rënie prej 540.8 milionë dollarësh në vitin 2011 në 315 milionë në vitin 2017.
Kosova është një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar i Republikës së Maqedonisë. Për këtë arsye, ne besojmë se duhet të bëjnë përpjekje për të rritur eksportet në nivelin e viteve të mëparshme madje edhe realizimin e eksportit mbi këtë nivel, duke marrë parasysh potencialin e kompanive tona. Sipas analizës sonë, ne kemi identifikuar disa sektorë për furnizimin e tregut të Kosovës: përpunimi dhe industria ushqimore, prodhimi i materialeve të ndërtimit dhe metalurgjia. Duhet të ndërmerren masa për të eliminuar problemet dhe për të krijuar kushte infrastrukturore, si dhe për të nxitur eksportet në Kosovë” thonë nga OEMVP.