Taksat ndaj mallrave serbe, përfitojnë tregtarët nga Maqedonia

ta që mund të përfitojnë më shumë nga lufta ekonomike mes Prishtinës e Beogradit, janë tregtarët nga Maqedonia. Pas vendimit të qeverisë kosovare për të rritur në masën 100% taksën mbi produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja, krijohet një situatë e re me mallrat serbe në tregun kosovar dhe nëvojat reale të tij.

Marketing

E gjithë kjo, nga sa pohoi për radion Europa e Lirë, Drilon Iseni, Drejtor i Dhomës Ekonomike të Maqedonisë Veri-perëndimore, ekziston një mundësi e mirë për tregtarët maqedonas, që të kenë përfitime.

Ky rast duhet shfrytëzuar, si për të ndihmuar tregun kosovar me produktet që ekzistojnë në Maqedoni, si për të përfituar t’i jepet një stimul i ri shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, ka thënë Iseni.

Megjithatë, ministria maqedonase e ekonomisë konsideron se të tilla përfitime do të ishin afatshkurtra, ndërsa kreu i saj Kreshnik Bekteshi, tha po për të njëjtën media se Shkupi nuk do të përzihet në këtë çështje, por do t’i lerë palët ta zgjidhin vetë problemin.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të enjten se taksa prej 100 për qind ndaj mallrave serbe, nuk duhet të hiqet derisa Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Dogana e Kosovës i tha “Zërit të Amerikës” se që nga hyrja në fuqi e taksave ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, rreth 20 maune me mallra janë kthyer mbrapsht, për shkak të mosinformimit mbi rritjen e taksave dhe mënyrës se si vendet prodhuese i janë referuar shtetit të Kosovës.