Talat Xhaferi: Ballkani nuk ngjason më me fuçi baruti

Maqedonia jo vetëm që i rregulloi raportet bilaterale me fqinjët dhe debllokoi rrugën e saj euroatlantike, “por jep kontribut historik në stabilitetin, paqen dhe perspektivën euroatlantike të gjithë rajonit”, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi gjatë hapjes së takimit vjetor të përfaqësuesve të komisioneve për mbrojtje dhe siguri të kuvendeve nga shtetet e Evropës juglindore.

Marketing

“Ballkani perëndimor gjithnjë e më pak ngjason në fuçi baruti dhe mendoj se të gjithë së bashku i japim perspektivë të qartë evropiane. Si erdhi deri te kjo fillimisht është vullnet politik të liderëve aktual politik dhe qeverive aktuale që këto probleme dhe antagonizma të zgjidhen. Deri te zgjidhja vjen vetëm përmes dialogut dhe transparencës së argumenteve edhe të njërës dhe tjetër palë”, tha Xhaferi.

Ndërkaq, ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska tha se dy javët e ardhshme janë vendimtare për vendin.

“Ajo që do të ndodh në dy javët e ardhshme do të ketë pasojë afatgjata pozitive, në sigurinë dhe klimën politike në Maqedoni. Marrja e datës së fillimit të negociatave me BE-në, marrja e ftesës për anëtarësim në nato do të jetë një motiv shtesë që të vazhdojmë me këto prioritete reformuese ku shpresojmë se do ta kemi edhe përkrahjen e Kuvendit”, tha Sheqerinska.

Drejtori i Qendrës për Siguri dhe Bashkëpunim, të parlamenteve të vendeve të europës juglindore tha se vendet e rajonit përballen me sfida të sigurisë.

“Gjendja e sigurisë në evropës juglindore karakterizohet me një zhvillim kompleks, procese të tranzicionit në rajon si dhe sfida globale dhe sfida gjeo-strategjike”, tha Berk.

Takimi vjetor i përfaqësuesve të komisioneve për mbrojtje dhe siguri të parlamenteve nga shtetet e Evropës juglindore është mbështetur nga qendra për kontroll demokratik të forcave të armatosura nga Gjeneva dhe OSBE.

Marketing