Talat Xhaferi dekoron humanistin Halil Kastrati

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi realizoi takim miqësor me themeluesin e Shoqatës së bamirësisë “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati.

Marketing

“Halil Kastrati i është përkushtuar me zell dhe energji të pashtershme aktivitetit humanitar për rreth dy dekada, dhe kryesisht është fokusuar në përkujdesjen për jetimët dhe familjet në gjendje të vështirë sociale”, u nënvizua në takim.

Kryetari Xhaferi e përuroi për punën e palodhshme dhe i dhuroi dhuratë simbolike në shenjë respekti. Ndërkohë, Kastrati sot do të dekorohet edhe nga kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, për aktivitetet e tij humane.

Marketing