Talat Xhaferi jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Kuvendit të RMV-së

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të RMV-së, njofton se kryetari Talat Xhaferi e ka dorëzuar dorëheqjen, në pajtim me ligjin për Qeveri teknike.

Marketing

“Ju njoftojmë se sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dorëzoi dorëheqje në funksion në përputhje me Nenin 115 të Rregullores për punën e Kuvendit”.