Talat Xhaferi mban fjalim në Prizren

Lidhja Shqiptare e Prizrenit është ngjarja madhore e popullit shqiptar dhe e luftës për liri e çlirim të Atdheut!

Marketing

Që kur është mbajtur më 10 qershor 1878 e gjithmonë nëpër histori, Lidhja ka qene frymëzuesja më e madhe e çdo atdhetari, politikani e luftëtari patriot kombëtar shqiptar!

Programi politiko-patriotik, luftarak e çlirimtar i lidhjes ka qenë pjesë e çdo organizimi të mirëfillet që pas shuarjes se saj me gjak e dhunë nga perandoria turke!

Abdyl Frasheri e Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi e Mic Sokoli, por edhe qindra emra të mëdhenj e figura të lavdishme udhëheqës, drejtues e pjesëmarrës të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, sot shikojnë e dëgjojnë nga qielli e nga amshimi i botës tjetër, se si vëllezërit e bijtë e Tyre janë mbledhur në Prizren, kur dikur Ata u lidhën me besa-besë, për të çliruar tokat shqiptare nga perandoria pushtuese turke!

Kompleksi i famshëm memorial e historik i Lidhjes Shqiptare të Prizerenit, në përvjetorin e 140, ka pritur një pjesëmarrës të veçantë, i cili me pjesëmarrjen e Tij shënon një ngjarje të madhe kombëtare, shënon nderim maksimal të luftës titanike çlirimtare, që ka zhvilluar populli shqiptar, që pas shuarjes me gjak të Lidhjes!

Në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizerenit , ka marrë pjesë dhe ka mbajtur fjalim, kryetari shqiptar i parlamentit te Maqedonisë, komandant brigade i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, shqiptari në zë e politikani i shquar Talat Xhaferi!

Edhe atdhetari më i madh shqiptar e më optimist nuk ka mundur të shpresojë e të besoje, se në përvjetorin e 140-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, jo vetëm do të jemi të lirë e të pavarur nga Serbia pushtuese, por në këtë përvjetor jubilar vjen dhe rreshtohet të bëjë nderim dhe të mbajë fjalimin e parë historik, shqiptari i parë që udhëheq me parlamentin e Maqedonisë, ushtaraku i karieres e komandant brigade i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Talat Xhaferi!

Flamuri i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në shtetin e Maqedonisë ku është kryetar i parlamentit Talat Xhaferi, pas përfundimit me fitore të luftës së popullit shqiptar në Maqedoni dhe të ushtrisë së tij UÇK-së, me vendim shteti dhe me ligj i garantuar, është i lirë të përdoret dhe të valëvitet kudo në ish Republikën jugosllave të Maqedonisë!

Gjuha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ishte gjuha shqipe, kjo gjuhë është zyrtare edhe në Maqedoni, ku është kryetar parlamenti, kryetari Talat Xhaferi!

Me paraqitjen në përvjetorin e 140 të kryetarit Talat Xhaferi, dëshmohet shumanshëm, se themeluesit e UÇK-së, heronjtë dhe dëshmorët e kombit, luftëtaret e lavdishëm të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese, e kanë projektuar dhe realizuar me sukses ecjen e lavdishme për lirinë dhe çlirimin e tokave të pushtuara të Atdheut!

Gramoz Ruçi, Kadri Veseli e Talat Xhaferi, tre shqiptar kryetare parlamentesh, kjo është fitore, kjo është historike, kësaj i thonë madhështi kombëtare!

Programi i lidhjes së famshme shqiptare të Prizrenit është realizuar në masë të madhe në Maqedoni e do të zbatohet gjithnjë e më shumë edhe në të ardhmen!

Populli shqiptar në përgjithësi dhe ai në Maqedoni në veçanti, do të jenë në vazhdimësi në ndikimet progresive të programit politiko-patriotik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!

Marketing