Talat Xhaferi në dy karrige dhe me dy rroga – Antikorrupsioni kërkon t’i merret mandati i deputetit!

Kryeministrit teknik, Talat Xhaferi iu kërukua para disa ditësh nga Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit të largohen menjëherë nga Qeveria, duke shprehur shqetësimin për respektimin e rendit kushtetues dhe parimit të ndarjes dhe kontrollit të legjislativit mbi pushtetin ekzekutiv.

Marketing

Megjithatë, nga kostituimi i përbërjes së re parlamentare, Xhaferi edhe pse vetë e pranoi është se ka konflikt interesash të mbetet kryeministër dhe deputet, vazhdon të mbetet në të dyja pozitat, dhe sipas tij, nuk do të kishte problem nëse do të mbetej kështu.

Nëse Xhaferi nuk jep dorëheqje, ekspertët janë të mendimit se Kuvendi duhet të konstatojë se atij i ka përfunduar mandati si deputet.

“Kuvendi patjetër ta njoftojë menjëherë Xhaferin për ekzistimin e jokompatibilitetin e finsksionit të tij parlamentar me një funksion në pushtetin ekzekutiv dhe t’i tregojë se i ka pushuar pozita e kryeministrit dhe të mos e lërë që t’i interpretojë normat juridike ashtu si dëshiron dhe si i konvenin atij”, thotë profesori i së drejtës kushtetuese nga Universiteti i Shkupit, Denis Preshova.

Krahas Xhaferit, në situatë të ngjashme janë edhe disa ministra të tjerë për të cilët nuk dihet nëse do ta marrin pagën e ardhshme nga Qeveria apo nga Kuvendi. Në mesin e tyre është edhe ministrja e kulturës, e cila u bë deputete. Nga dy kolltuqe funksionarësh mbajnë ministrja e Mbrojtjes – Sllavjanka Petrovska, Ilir Demiri – ministër i Shëndetësisë, Fatmir Bytyqi – zv.kryeministër për çështje ekonomike, Ljupço Nikollovski – ministër i Bujqësisë dhe Bllagoj Boçvarski – ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Tani, cilën rrroga do ta marr Xhaferi dhe ministrat në ikje – atë të deputetit apo atë të ekzekutivit? A është e drejtë në kohë krize kur qytetarët mezi mbyllin muajin, këta persona të marrin nga dy paga?

Pos Antikorrupsionit, për rastin konkret duhet të reagojnë edhe institucionet tjera pasi këtu duket qartë se ka shkelje ligjore dhe konflikt interesi mbi fuksionet publike për të zgjedhur dhe të emëruar.

Marketing