Talat Xhaferi paralajmëron padi ndaj Adnan Azizit

Ish kryeministri dhe deputeti aktual i Frontit Europian, Talat Xhaferi përmes një postimi në “Facebook”, ka këkuar që deputeti i VLEN, Adnan Azizi të kërkoj falje Xhaferit për shpifjet që Azizi ka bërë në adresë të familjes Xhaferi.

Marketing

Xhaferi ka kërkuar që ky reagim të publikohet edhe në media, njejtë siç edhe ishte publijuar fjalimi akuzues i Azizit, njofton Klan Maqedoni.

Njoftimi i plotë

REAGIM
Ndaj paraqitjes publike të deputetit nga radhët e VLEN-it (BESA) Adnan Azizi, i cili në paraqitjen e tij publike në fjalimin e tij me rastin e zgjedhjes së struktutave partiake në Dibër, fjalim ky i publikuar me video dhe audio në mediumin tuaj, zotërija në fjalë adreson shpifje dhe të pavërteta ndaj personalitetit tim dhe familjes time ku mesin e tjerave thekson: citoj ,, Familjarët e Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Artan Grubit jetojnë ne luks marramendës me prona, kanë nga 7-8 vetura nga 100.000 euro, mos flasim për banesa që i kanë në Shkup, Tetovë, Durrës, Gjirin e Lalëzit, Ulqin, dhe shumë kompani biznesi që janë mundu ti humbin gjurmët dhe i kanë themeluar në Evropë …”

Këto shpifje të adresuara ndaj meje dhe të shpërndara në publikun e gjerë i hudhi si të pavërteta dhe tendencioze të cilat kanë për qëllim prishjen e imazhit tim dhe të familjes time. Çdo gjë që posedojë dhe kam në pronësi unë dhe familja ime janë të qasëshme për publikun e gjerë përkatësisht janë të deklaruara në listën anketuese pranë Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe të njejtat jo vetëm publiku por edhe institucionet përkatëse mund t’i verifikojnë.

Kërkojë që ky reagim të publikohet në mediumin tuaj si kundërpërgjigje e shpifjeve të ulëta, të pabaza dhe tendencioze nga personi Adnan Azizi.

Ndërsa sa i përket të apostrofuarit nga i njejti për shpifjet e plasuara do të kërkojë që në afat të përcaktuar ligjor të më kërkojë falje publike mua dhe familjes time, në të kundërtën do të detytohem të ndjekë rrugën ligjore pranë institucioneve kompetente- Gjykatave, për mbrojtjen e dinjitetit tim personal dhe të familjes./tvklan.mk/