Talat Xhaferi tregon për takimin e tij të parë me Ali Ahmetin

Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi në intervisten e tij me gazetarin Adriatik Kelmendi ka treguar për takimin e tij të parë me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti.

Marketing

Xhaferi tha se takimi i parë ishte në fshatin Shipkovicë dhe më herët me kryetarin kanë kontaktuar përmes personave të tjerë.

“Unë më Ali Ahmetin jam taku gjatë rikthimit nga radhët e Ushtrisë në Shipkovicë, deri atëherë komunikimi ka qenë përmes njerëzve, përmes Isa Likës, I cili në radhët e Armatës ishte aktiv, ai vendosi komunikimin mes Abazit dhe Plakut, por edhe Abi, Canon Abi i cili na ndihmonte shumë”, tha Xhaferi.