Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, e kanë vizituar familjen e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Xhaferri dhe Ahmeti shkuan për ngushëllime me rastin e vdekjes së nënës së ish-kryetarit të Kuvendit.
Ndryshe Kadri Veseli humbi të dy prindërit gjatë kohës sa është në Hagë. Babai i vdiq më 7 korrik, kurse nëna tani më 7 janar.