Talenti Vincius Junior është prezantuar sot para tifozëve në “Santiago Bernabeu”, pas transferimit të tij për 45 milionë euro nga Flamengo.
Adoleshenti, i cili u përshëndet në fushë nga legjenda e Realit dhe Brazilit, Ronaldo Da Lima, u prezantua në fushë me fanellë të Madridit pas takimit me presidentin e klubit, Florentino Perez.
Vinicius tani për sfidë e ka të gjejë vend titullari në ekipin e parë të Julen Lopeteguit.
Braziliani do të jetë pjesë e ekipit të Real Madridit për përgatitjet parasezonale dhe për turneun veror International Champions Cup.
https://twitter.com/twitter/statuses/1020272969124376576