Talenti shqiptarë me origjinë nga Tetova i bashkohet Juventusit!

Në Zvicër luajnë shumë futbollistë shqiptarë, të cilët falë kushteve që kanë gjetur në këtë vend europian, kanë arritur të vijnë në shprehje, duke dëshmuar gjithë potencialin e tyre.

Marketing

Në shkollat e klubeve zvicerane edhe gjatë ditëve të sotme luajnë shumë futbollistë shqiptarë dhe trendi i furnizimit të disa përfaqësueseve me lojtarë shqiptarë nga Zvicra pritet të vazhdojë.

Përveç kësaj do të vazhdohet edhe me dalje të futbollistëve cilësorë shqiptarë nga klubet zvicerane në drejtim të klubeve e ligave të forta evropiane.

Futbollisti me origjinë nga Tetova, Nedim Bajrami, aktualisht pjesë e Grashopers, është njëri prej futbollistëve që premtojnë shumë për të ardhmen.

Potencialin e tij e ka vërejtur Juventusi, që sipas gazetës së njohur zvicerane “Blick”, e ka transferuar që të mërkurën.

Transferimi ende nuk është zyrtarizuar nga klubet, por kjo vlerësohet të jetë çështje ditësh. Bajrami është i lindur në Cyrih, ndërsa aktualisht luan për U-21 të Zvicrës, për të cilën kombëtare ka zhvilluar 6 ndeshje.

Informacionet nga Zvicra flasin se Bajrami pas transferimit te Juventusi, do të huazohet te skuadra e Empolit, aty ku luan edhe një shqiptarë tjetër, Frederik Veseli.