Taleski: Do të bëhemi anëtare e plotfuqishme e NATO-s para se të mbahen zgjedhjet

Pas zgjedhjes së Qeverisë së re në Madrid në Spanjë ekzistojnë kushte politike stabile që ta mbyllin ratifikimin e tyre për protokollin. Qeveria e përcaktoi tekstin për ratifikimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe ai është dërguar në Kuvend. Kjo do të thotë se edhe ne jemi të gatshëm për ratifikim, thotë Dane Taleski, këshilltar i politikës së jashtme i kryeministrit dhe kandidat për ambasador të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Marketing

“Unë jam 100 për qind i sigurt se ratifikimin e Marrëveshjes së Uashingtonit dhe anëtarësimin tonë të plotfuqishëm do ta përfundojë Kuvendi në këtë format, para se të shpërndahet, para se të mbahen zgjedhjet dhe ne do të bëhemi anëtare e plotfuqishme edhe formalisht e NATO-s para se të mbahen zgjedhjet parlamentare”, tha Taleski, këshilltar i politikës së jashtme të kryeministrit.

Ai përkujton se ne vitin e fundit kemi marrë pjesë në Aleancë në bazë të barabartë me të gjitha formatet, ndërsa kjo u pa, shton, në takimin e liderëve në Londër ku kryeministri Zaev ishte i ulur në tryezën e njëjtë me Trampin, Merkelin dhe Makronin dhe të gjithë liderët e tjerë të vendeve anëtare të NATO-s.

Lidhur me sulmin në Iran në dy baza në Irak me ushtarët amerikanë, vendi ynë që është para hyrjes në Aleancë, shikon me një dozë brengosjeje, si edhe e mbarë bota, veçanërisht kur eskalojnë tensionet, veçanërisht ato ushtarake dhe veçanërisht kur sulmohet aleati më i rëndësishëm strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, SHBA-ja.

Ai thekson se sulmi mbi bazat ushtarake të SHBA-së me viktima të mundshëm dhe dëme materiale, me siguri e tërheq përfshirjen e nenit 5 i cili thotë “një për të gjithë – të gjithë për një”, nëse një vend sulmohet, sulmohen të gjithë. Tregon edhe për deklaratën të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se të gjithë aleatët qëndrojnë pas aleatit të tyre më të rëndësishëm dhe më të madh – SHBA-në, por se megjithatë, NATO dhe bota moderne janë vend ku problemet duhet të zgjidhen me dialog dhe në mënyrë të qetë.

“Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit dhe Iranit dhe botës demokratike tjetër, për arsye të ndryshme dhe interesa për një kohë më të gjatë eskalojnë dhe ky është momenti i fundit që të bëhet pushim, që të merret frymë dhe të mendohet mirë, ndërsa veçanërisht Irani për opsionet e veta dhe se si do të veprohet në këtë situatë. Situata veçanërisht do të varet prej fjalimit të presidentit Tramp i cili do t’i japë drejtimet kryesore se si do të sillet SHBA-ja, gjegjësisht se si në mënyrë të arsyeshme do t’i përgjigjen sulmit të bazës së tyre dhe ushtarëve të cilët janë atje”, thotë Taleski.

Marketing