Ushqyesit e tyre përthithen shumë lehtë nga organizmi i njeriut dhe janë të përshtatshme edhe për personat që vuajnë nga diabeti, gastriti apo mbipesha. Foto:Flickr
Kungulleshkat janë të mbushura me fibra, minerale dhe vitamina.
Ato njihen si ndër zarzavatet më të rëndësishme për trupin e njeriut.
Kungulleshkat janë të përshtatshme edhe për bebet dhe përbëjnë bazën e supës së parë që ato provojnë në jetë.
Vlerat Ushqyese Të Kungulleshkave
Vlerat e këtyre zarzavateve të rëndësishme janë të larmishme.
Ushqyesit e tyre përthithen shumë lehtë nga organizmi i njeriut dhe janë të përshtatshme edhe për personat që vuajnë nga diabeti, gastriti apo mbipesha.
Kungulleshkat janë të pasura me vitamina C, B1, B2 dhe A.
Ato përmbajnë edhe acid folik shumë i domosdoshëm për gratë shtatzënë dhe jo vetëm.
Kungulleshkat ofrojnë pak kalori, gjë që i bën perfekte për njerëzit që duan të kujdesen për linjat e trupit.
Si Të Mbillni Kungulleshkat Në Vazo?
Fundi i muajit mars dhe prilli janë muajt perfekt për të nisur procesin e mbjelljes së kungulleshkave.
Dheu në vazon tuaj duhet pastruar mirë dhe plehëruar.
Kungulleshkat mund t’i mbillni nga fara duke i futur ato në një thellësi prej 8-12 centimetrash.
Kungulleshkat duhen mbjellë në një distancë minimale prej 15 centimetra nga njëra tjetra.
Vazoja duhet mbajtur në një vend të ndriçuar mirë nga dielli.
Pas mbjelljes së farave, kujdesuni që të hidhni ujë në vazo.
Pas mbjelljes mund t’i ujisni bimët një herë në dy ditë, por kur moti është i nxehtë, edhe më shpesh.
Dheu duhet mbajtur i lagësht por jo i qullët.
Mos lejoni kurrë që dheu të thahet, veçanërisht në tre ose katër javët e para.
Fertilizimi është i rëndësishëm veçanërisht gjatë verës dhe përpara tij, dheu duhet të jetë i ujitur.
Sapo të çelin filizat e parë, pritini ato më të dobëtit dhe jepuni hapësirë atyre që janë të shëndetshëm dhe në formë.
Bima pritet të prodhojë kungulleshkat e para diku rreth 45-60 ditë pas çeljes së filizave.
Ekspertët e AgroWeb.org janë kundër mbjelljes së të njëjtit zarzavat për dy vjet me rradhë në të njëjtin dhe sepse një gjë e tillë ul prodhimtarinë e bimës. © Agroweb.org